FOTO- Teminat ndezin fustanet e festave të Fundvitit

102

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/- Dhjetori është praktikisht këtu dhe axhenda është tashmë plot me impenjime dhe takime në të cilat nuk mund të mungoni?

Për të shkëlqyer gjatë festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri (nuk është asnjëherë vonë për të ‘studiuar’ kodin e veshjes së mbrëmjes më të bukur të vitit) mendojnë ato; fustanet me temina.
Të veshura në shumë raste, edhe gjatë ditës, e gjejnë ‘habitatin natyral’ të tyre pikërisht tek festat dhe mbrëmjet speciale.

Nga fundet e shkurtër me temina argjendi dhe ari (por mos harroni edhe të kuqen këtë vit është ndër tendencat për të ndjekur), deri tek fustanet e gjatë për ato që nuk kanë frikë të guxojnë dhe nuk duan të kalojnë pa u vëzhguar, zgjedhja është me të vërtetë pa mbarim.

Nuk mungojnë zgjedhjet, luani me ngjyrën e zezë ose blunë për një veshje super shik, zgjedhja është e juaja!

Ja disa nga modelet e preferuar të sezonit. Gati për të shkëlqyer?

/k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.