FOTO- Parku i Liqenit, kujdes për pastrimin dhe mbjelljen e pemëve

79

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/- Parku i madh i Liqenit po kthehet gjithnjë e më shumë në një oaz të gjelbëruar.

Punonjësit e mirëmbajtjes së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit po kujdesen çdo ditë për pastrimin e ambienteve të këtij parku.

Ditët e fundit punonjësit kanë nisur një aksion për pastrimin e ferrave dhe mirëmbajtjen e terrenit te Parku i Madh i Liqenit, për t’i lënë vendin sezonit të ri të mbjelljeve të pemëve.

Objektivi i bashkisë së Tiranës për këtë vit është jo vetëm të thyejë rekordin e vendosur sezonin e shkuar të mbjelljeve, por të arrijë të mbjellë 150 mijë pemë. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.