Fishtë, një prej shembujve më të mirë të agro-turizmit

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/- Në Fishtë të Lezhës, ndodhet një prej shembujve më të mirë të agro-turizmit në Shqipëri.

Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural publikoi sot një video të realizuar nga Mrizi i Zanave, duke ndarë eksperiencën e përditshme të një prej shembujve më të mirë të agro-turizmit në Shqipëri.

Një punë e nisur vite më parë që sot ja ka dalë të krijojë një destinacion të padiskutueshëm në Fishtë të Lezhës, por edhe të çojë mirëqenie në çdo familje të zonës, shprehet Peleshi.

Agro-turizmi është trend i ri që po nxitet e mbështetet nga qeveria, për tu zhvilluar në zonat rurale të vendit, si drejtimi i duhur për diversifikimin e ekonomisë bujqësore dhe rritjen e të ardhurave. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.