Disa këshilla për lëkurën në dimër

103

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/- Për shumicën e njerëzve, ditët e ftohta sjellin më shumë se vetëm skuqje të mollëzave. Ato po ashtu sjellin tharje të pakëndshme në fytyrë, duar dhe shputa.

Për disa problemi tejkalon vetëm ndjesinë e tharjes: atyre lëkura iu thahet aq shumë sa që përfundon në çarje, plasaritje apo edhe ekzemë (ku lëkura pezmatohet). Në momentin që e ndizni ngrohjen në shtëpi, lëkura fillon të thahet, shkruajnë ekspertët të cilët kanë kryer teste të tilla.

Por, cilat janë disa nga këshillat për të shmangur tharjen e lëkurës tuaj?

Ajo që duhet të bëni është të kërkoni këshillat e specialistit, të hidratoni lëkurën me krem, të mos harroni kremin kundër diellit, kujdesuni për duart, shmangni dorezat dhe çorapet e lagura etj. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.