BRUKSEL – Moscovici: Italia e gatshme të diskutojë për buxhetin

55

BRUKSEL, 4 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Dialogu me Italinë vazhdon, po bëhet më intensiv, shohim një ton ndryshe, një mënyrë tjetër të bashkëpunimit dhe shohim Italinë të gatshme të dëgjojë këndvështrimin tonë dhe të zgjidhë problemet, deklaroi komisioneri europian për Ekonominë, Pierre Moscovici.

“Tani ka filluar vërtetë dialogu mbi metodën dhe substancën. Në Buenos Aires zhvilluam bisedime pozitive me Conte dhe Tria dhe vendosëm që të vazhdojmë në interesin e përgjithshëm duke mandatuar ekipet tona që të punojnë në këtë drejtim”, theksoi ai.

“Komisioni i BE-së ka mbajtur shënim qëllimet e Italisë për të reduktuar deficitin dhe tani presim detaje të tjera, sepse nevojitet një angazhim i besueshëm, konkret dhe në kuadër të rregullave”, tha komisioneri europian.

“Ne jemi të gatshëm të jemi fleksibël por brenda rregullave, për këtë arsye hendeku duhet të reduktohet edhe më shumë”, shtoi ai. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.