106-vjetori i FA, MB ekspozitë fotografike në kryeqytet

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ – Me rastin e 106-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes ka çelur edhe një ekspozitë fotografike në kryeqytet.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se kjo ekspozitë është krijuar për ministrin e parë të Mbrojtjes së Shqipërisë, Mehmet pashë Dëralla, i cili ka edhe 175-vjetorin e lindjes.

Në këtë ekspozitë, arkivi i Forcave të Armatosura dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ekspozuan disa fotografi dhe dokumente të papublikuara më parë, të viteve të para të krijimit të Forcave të Armatosura. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.