Vlorë, takim ndërgjegjësues me të rinjtë për HIV-AIDS

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/-Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë në Vlorë zhvilloi një takim ndërgjegjësimi me të rinjtë e Universitetit “Ismail Qemali” mbi Hiv-Aids.

Ndërsa nga ky virus mund të preken të gjithë, gjatë takimin u vu theksi tek rrezikshmëria e sjelljeve jo e njerëzve. Ndaj, sipas Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë dija të shmang nga rreziqet e transmetimit të virusit të HIV-it.

“Informimi është rruga më e mirë parandaluese. Testohu edhe ti❗ Njihu me statusin tënd”, -ishte apeli i sotëm për të rinjtë e Vlorës.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.