Veseli: Më 14 dhjetor, Kosova bëhet me ushtri

PRISHTINE, 3 dhjetor /ATSH/ -Kryetari i Kuvendit të Kosovës, vendosi që seanca e Kuvendit të Kosovës për formimin e Ushtrisë të mbahet më 14 dhjetor.

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, Veseli propozoi që seanca që transformon Forcën e Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të mbahet më 14 dhjetor.

“Më 14 dhjetor 2018 do ta kemi zyrtarisht Ushtrinë e Kosovës. Kjo është data kur në Kuvendin e Kosovës do t’i votojmë Projektligjet që e transformojnë FSK-në në Ushtri. Na priftë e mbara dhe urime të gjithëve”, tha Veseli./KosovaPress/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.