JERUZALEM – Netanyahu takohet me Pompeo në Bruksel

JERUZALEM, 3 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të takohet sot në Bruksel me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo sipas një komunikate nga kryeministria izraelite.

“Ne do të bisedojmë me Mike Pompeo për shumë zhvillime rajonale dhe të asaj që mund të bëjmë së bashku për të stopuar aktet e agresionit të Iranit dhe të aleatëve të tij”, deklaroi Netanyahu para se të merrte avionin, duke iu referuar lëvizjes libaneze Hezbollah.

Benjamin Netanyahu, që u largua nga Izraeli në mesditë, shoqërohet nga Yossi Cohen, shefi i Mossadit, shërbimet sekrete izraelite dhe nga Meir Ben Shabbat, këshilltar për sigurinë kombëtare.

Netanyahu dhe Pompeo kanë shumë çështje për të diskutuar si Irani, Hezbollahu, Siria por gjithashtu edhe marrëdhëniet me Rusinë dhe vendet arabe. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.