Shkodër/ Punimet në bllokun e banimit “Vasiejt” drejt përfundimit

TIRANË,2 dhjetor /ATSH- I. Vata/ – Bashkia Shkodër vazhdon punimet për rikualifikimin e bllokut të banimit “Vasiejt” në Tepe, të cilat pritet të përfundojnë pas hedhjes së asfaltit.

Ditën e sotme është hedhur tapeti i asfaltit, ndërsa do të vazhdohet me sinjalistikën rrugore dhe ndriçimin.

Projekti i bashkisë së Shkodrës parashikon ndërhyrje në kanalizimet e ujërave të zeza, kanalizimeve të ujërave të bardha, rrjetin e ujësjellësit, ndriçimin dhe sinjalistikën.

Rikualifikimi urban i blloqeve të banimit Tepe tek “Vasiejt”, do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në standardin e jetesës së banorëve, duke zgjidhur kështu probleme që janë bartur prej vitesh. Vlera e investimit nga të ardhurat e bashkisë së Shkodrës është 5.448.920 Lekë./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.