Hidhet shorti për Euro 2020, Shqipëria përballë kampionëve të botës

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH-A. Fortuzi/- Kombëtarja shqiptare e futbollit ka qenë e pafat në shortin e hedhur për eliminatoret e Europianit të futbollit, që do të zhvillohet në vitin 2020.

Në shortin e hedhur në Dublin për kualifikueset e Euro 2020, kuqezinjtë e Panuçit ranë në grupin H së bashku me Francën, Islandën Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën. Kosova nga ana tjetër u rreshtua në grupin A me 5 ekipe, me përfaqësuese të tilla si Anglia, Republika Çeke, Bullgaria e Mali i Zi.

Grupet 

Grupi A

1- Angli

2- Republika Çeke

3- Bullgari

4- Mali i Zi

5- KOSOVA

Grupi B

1- Portugali

2- Ukrainë

3- Serbi

4- Lituani

5- Luksemburg

Grupi C

1- Holanda

2- Gjermani

3- Irlanda e Veriut

4- Estonia

5- Bjellorusi

Grupi D

1- Zvicra

2- Danimarkë

3- Irlanda

4- Gjeorgjia

5- Gjibraltar

Grupi E

1- Kroacia

2- Uells

3- Sllovakia

4- Hungaria

5- Azerbajxhan 

Grupi F

1- Spanja

2- Suedi

3- Norvegjia

4- Rumania

5- Ishujt Faroe

6– Malta

Grupi G

1- Polonia

2- Austria

3-  Izrael

4- Sllovenia

5- Maqedoni

6- Letoni

Grupi H

1- Franca

2- Islandë

3- Turqi

4- SHQIPËRIA

5- Moldavia

6- Andora

Grupi I

1- Belgjika

2- Rusia

3- Skocia

4- Qipro

5- Kazakistan

6- San Marino

Grupi J

1- Italia

2- Bosnje-Hercegovinë

3- Finlanda

4- Greqia

5- Armenia

6- Lihteshtejn

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.