BIOTEKNOLOGJI – Pekini bllokon testet mbi modifikimin gjenetik

113

PEKIN, 2 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Qeveria kineze ka mbyllur laboratorin e punës së grupit të kërkimit të Universitetit Jugor të Shkencave dhe Teknologjisë në Shenzhen të drejtuar nga Jiankui He, vetëm pak ditë nga njoftimi i lindjes së njerëzve të parë gjenetikisht të modifikuar me teknikën e prerje-ngjitjes.

Zëvendësministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Xu Nanping në një intervistë për televizionin shtetëror kinez CCTV, tha se ministria e tij “i është kundërvënë me forcë përpjekjeve që sollën në lindjen e dy foshnjave me ADN të korrigjuar”.

“Eksperimenti i He ka tejkaluar linjën e moralit dhe të etikës që i është bashkuar akademia dhe kjo është tronditëse dhe shqetësuese”, shpjegoi zëvendësministri.

He Jiankui kishte njoftuar lindjen e binjakeve Lulu dhe Nana, duke thënë se objektivi i eksperimentit ishte që të krijoheshin njerëz rezistentë ndaj Sidës. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.