PEKIN – Kina regjistron rritje të tregtisë së jashtme pavarësisht konfliktit me SHBA-në

PEKIN, 1 dhjetor /ATSH-DPA/ – Importet dhe eksportet kineze kaluan nivelin e vitin të kaluar me 15%, njoftuan sot shërbimet doganore të kinës, pavarësisht konfliktit tregtar që vazhdon me SHBA-në.

Vitin e kaluar Kina regjistroi 27,79 trilionë juan (4 trilionë dollarë) në importe dhe eksporte, sipas të dhënave të qeverisë, duke e çuar vlerën e tregtisë së jashtme për këtë vlerë në 23 trilionë juanë.

Kina ndodhet në një luftë tregtare që prej muajit korrik me SHBA-në, që e akuzon atë për praktika tregtare të padrejta.

SHBA-ja ka imponuar tarifa doganore në 250 miliardë dollarë produkte kineze, ndërsa kina ka taksuar nga ana tjetër 110 miliardë dollarë produkte amerikane si kundërpërgjigje. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.