“Forbes” prezanton moderatorët më të paguar

124

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH/ – Revista ”Forbes” siç ka publikuar listën e milionerëve të vitit, reperëve më të paguar, këtë radhë ka sjellë një listë me moderatorët më të paguar në botë.

Sigurisht që në mendje tuaj vjen emri i prezantueses së “Ellen show”, Ellen DeGeneres por në fakt nuk është ajo më e paguara.

Listën e kryeson Judge Judy Sheindlin e cila moderon “Judge Judy show” dhe këtë vit ka fituar 147 milionë dollarë.

E dyta në rend është Ellen Degeneres, e cila ka fituar 87 milionë e 500 mijë dollarë, i treti është Dr, Phil i cili ka fituar plot 77,500,000 dollarë. Ndërsa dy të fundit janë Ryan Seacrest dhe Steve Harvey. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.