Shorti kualifikues Euro 2020, delegacioni i FSHF në Irlandë

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ – Presidenti i FSHF Armand Duka, i shoqëruar nga Sekretari Përgjithshëm, Ilir Shulku dhe trajneri i kombëtares, Kristian Panuçi, do të marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë ekzekutiv të UEFA-s, i cili zhvillohet në Dublin të Irlandës nga data 1 deri në 3 Dhjetor.

Delegacioni shqiptar, do të ndjekë dhe hedhjen e shortit të fazës kualifikuese të Euro 2020, ku Shqipëria do të njohë rivalët e saj në këtë kompeticion.

Takimi Dublinit, ku merr pjesë presidenti i qeverisë europiane të futbollit, Aleksandër Ceferin dhe drejtuesit më të lartë të 55 Federatave anëtare, ka në fokus diskutimin e Planit Strategjik 2019-2024, caktimin e politikave të reja të UEFA-s për 5 vitet e ardhshme në lidhje me kompeticionet e ekipeve përfaqësuese, rritjen e mbështetjes për klubet si edhe çështje që lidhen drejtpërdrejt me interesat e familjes europiane të futbollit. /o.l/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.