SHBA – Deri në 500 milionë klientë të prekur nga pirateria ndaj rrjetit hotelier ”Marriot”

UASHINGTON, 30 nëntor /ATSH-AFP/ – Gjiganti botëror në fushën e hotelerisë ”Marriott” njoftoi sot piraterinë e një baze të dhënash e cila përmbante informacione rreth 500 milionë klientëve, duke specifikuar se një hetim i brendshëm kishte zbuluar ”qasje të pa autorizuara” që nga viti 2014.

Grupi amerikan, me seli në Bethesda (Maryland) sqaroi në një komunikatë se kishte marrë sinjalizim më 8 shtator 2018 në lidhje me një tentativë për të patur akses në një database të madh rezervimesh në SHBA dhe hetimi zbuloi se një palë e tretë e paautorizuar kishte kopjuar dhe koduar informacionet, dhe kishte kryer veprime për t’i fshirë ato.

Shprehim keqardhje të thellë për incidentin. Që prej fillimit kemi vepruar në mënyrë të shpejtë për të kufizuar përhapjen e incidentit dhe kemi nisur një hetim të thelluar me ndihmën e ekspertëve në fushën e sigurisë’’, njoftoi Arne Sorenson, kreu i Marriott. Do të bëjmë ç’është e mundur për të mbështetur klientët tanë./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.