ARGJENTINË – Në nisje të G20-ës Putin dënon praktikën e gabuar të proteksionizmit tregtar

107

BUENOS AIRES, 30 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Poutine dënoi sot në Buenos Aires praktikën e gabuar të sanksioneve të njëanshme dhe proteksionizmin tregtar, pak para çeljes së samitit të G20-ës në kryeqytetin argjentinas.

”Nuk mund të mos vihet re se konkurrenca e pandershme po zëvendëson gjithnjë e më shpesh dialogun e ndershëm bazuar në parimin e barazisë midis shteteve. Po përhapet një praktikë jo e ndershme e përdorimit të sanksioneve të njëanshme dhe masa proteksioniste’’, deklaroi Poutine, vendi i së cilit është objekt që nga viti 2014 i sanksioneve të rënda ekonomike europiane dhe amerikane për shkak të krizës ukrainase./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.