Tregtimi i lëndëve plasëse, Policia vijon kontrollet

Tregtimi i lëndëve plasëse, Policia vijon kontrollet

Tregtimi i lëndëve plasëse, Policia vijon kontrollet.Policia e Tiranës në bazë të planit të masave për kontrollin e dyqaneve e tregjeve që mund të tregtojnë apo shesin lëndë plasëse, ka vijuar kontrollet dhe ditën e sotme.http://ata.gov.al/2018/11/29/tregtimi-i-lendeve-plasese-policia-vijon-kontrollet/Kontrollet janë ushtruar në dyqanet dhe tregjet e ndodhura në rrugët “Petro Nini”, “Ali Demi”, rruga e Elbasanit, “Ali Kelmendi”, “Ferit Xhajko”, “New York” etj.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 29 Nëntor 2018

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/- Policia e Tiranës në bazë të planit të masave për kontrollin e dyqaneve e tregjeve që mund të tregtojnë apo shesin lëndë plasëse, ka vijuar kontrollet dhe ditën e sotme.

Kontrollet janë ushtruar në dyqanet dhe tregjet e ndodhura në rrugët “Petro Nini”, “Ali Demi”, rruga e Elbasanit, “Ali Kelmendi”, “Ferit Xhajko”, “New York” etj.

Nga kontrollet e ushtruara nuk janë konstatuar lëndë plasëse apo produkte piroteknike.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë ushtruar inspektim në lidhje edhe me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet (dyqanet), siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri.

Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim në gjithë dyqanet e tregje, në gjithë vendin.e.xh/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.