SHBA – Trump anulon përfundimisht takimin me Putin në G20

UASHINGTON, 29 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump anuloi përfundimisht takimin me homologun rus, Vladimir Poutine në vazhdën e samitit të G20, i cili nis të premten në Buenos Aires, një orë pasi ai u shpreh se takimi i tyre do të mbahej në një moment shumë të përshtatshëm, në sfondin e tensioneve me Ukrainën.

”Nisur nga fakti se anijet dhe marinarët nuk u kthyen mbrapsht nga Rusia drejt Ukrainës, vendosa se do të ishte më mirë për të gjitha palët e përfshira për të anuluar takimin tim të planifikuar paraprakisht në Argjentinë me presidentin, Vladimir Poutine”, thuhej në një postim të Trump në Twitter, pak para se të ngjitej në helikopterin e Shtëpinë e Bardhë me destinacion Argjentinën. Pres me padurim të marr pjesë sërish në një samit konstruktiv me Putin sapo të jetë zgjidhur situata./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.