Meta takon pioneren e kinematografisë shqiptare

TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ – Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta tha, se ishte një suprizë e këndshme që gjatë festimeve të Ditës së Flamurit, takoi një nga pioneret e kinematografisë shqiptare dhe një nga personazhet më të dashura të filmit “Skënderbeu”, Adivie Alibali, apo siç njihet nga të gjithë ne si “Mamica Kastrioti”. “E falënderova për mbresat e jashtzakonshme që na ka lënë ky film, falë interpretimit të papërsëritshëm të saj dhe aktorëve të mëdhenj shqiptarë, Naim Frashëri e Besa Imami” shkruan Meta.m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.