KANADA – Sanksione për 17 shtetas sauditë për çështjen Khashoggi

OTAVA, 29 nëntor /ATSH-AFP/ – Kanadaja vendosi sot sanksione ndaj 17 shtetasve sauditë, të dyshuar si përgjegjës apo bashkëpunëtorë në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, më 2 tetor brenda ambienteve të konsullatës saudite në Stamboll.

”Sanksionet kanë si qëllim bllokimin e aseteve të këtyre individëve në Kanada, si dhe ndalimin e hyrjes në territorin e Kanadasë”, theksoi ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme, Chrystia Freeland në një komunikatë për shtyp.

Marrëdhëniet midis Riadit dhe Otavës po kalojnë një krizë të thellë që nga denoncimi këtë verë i diplomacisë kanadeze për arrestimin e aktivistëve sauditë për të drejtat e njeriut./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.