Bushati viziton Plavën dhe Gucinë

TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati nis sot një vizitë në komunat Plavë dhe Guci, në Malin e Zi.

Në njoftimin për shtyp të MEPJ-së bëhet e ditur se Ministri Bushati do të takohet me shqiptarët e Malit të Zi për të uruar festat e nëntorit.

Bushati do të takohet me Kryetarët e forcave politike që përfaqësojnë shqiptarët dhe të zgjedhurit e tyre në këshillin bashkiak të Plavës dhe Gucisë dhe do të inaugurojë ambientet e reja të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve./m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.