Berat/ Koncert simfonik me rastin e Festave të Nëntorit

71

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ – Në Ditën e Çlirimit, Orkestra Simfonike e qytetit shfaqi për qytetarët e Beratit një koncert vokal-simfonik nën moderimin e regjisorit Shpëtim Dyrmishi, si dhe stafit të kësaj orkestre me udhëheqës artistik, Albi Kadëna, drejtore artistike, Migena Hoxha, dhe dirigjent, Fatbardh Dervishi.

Koncerti u duartrokit nga artdashësit beratas, këngëtarët Dhimitër Dushi, Fatma Tabaku, Eva Bregu, Naun Teta dhe Fjorda Sylari, interpretuan mjaft bukur për publikun beratas.m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.