Thaçi uron 28 Nëntorin: Dita më e rëndësishme për kombin shqiptar

PRISHTINE, 28 nëntor /ATSH/ -Presidenti Hashim Thaçi tha se 28 Nëntori është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

“Është 28 Nëntori i Skënderbeut. Është 28 Nëntori i Ismail Qemalit e Isa Boletinit, i UÇK-së dhe Adem Jasharit. Shumë atdhetarë dhe veprimtarë tanë kanë dhënë jetën për 28 Nëntorin dhe Flamurin Kombëtar. Kjo është dita e të gjithë shqiptarëve, kudo që ata gjenden”, tha Thaçi.

Gjithashtu  tha se ndjehet i lumtur që emocionet e kësaj dite do t’i ndajë me bashkatdhetarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Urime të gjithëve kjo ditë e madhe”, përfundon urimi i Presidentit Thaçi. /KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.