Soreca uron në shqip për Ditën e Pavarësisë

TIRANË, 28 nëntor/ ATSH-A. Fortuzi/- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka uruar në shqip me rastin e Ditës së shënuar të Pavarësisë, 28 Nëntorit.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri!”, shkruan Soreca.

“Urimet më të mira për të gjithë shqiptarët në këtë ditë të veçantë. Bashkimi Europian angazhohet të mbështesë Shqipërinë në kryerjen e reformave të nevojshme për të realizuar ëndrrën europiane të popullit shqiptar”, deklaron ambasadori Soreca. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.