Lushnjë- Qendër e re shëndetësore për banorët e fshatit Babunjë

Lushnjë- Qendër e re shëndetësore për banorët e fshatit Babunjë

Lushnjë- Qendër e re shëndetësore për banorët e fshatit Babunjëhttp://ata.gov.al/2018/11/28/lushnje-qender-e-re-shendetesore-per-banoret-e-fshatit-babunje/Banorët e fshatit Babunjë në njësinë Administrative Gradishtë, Lushnjë, kanë tashmë një qendër të re shëndetësore.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 28 Nëntor 2018

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ – Banorët e fshatit Babunjë në njësinë Administrative Gradishtë, Lushnjë, kanë tashmë një qendër të re shëndetësore.

Në ceremoninë e përurimit të kësaj qendre, që u mundësua nga fondacioni “Mirësia”, ishin të pranishëm kryetari i këtij fondacioni Korab Kaja, kryetari i bashkisë Divjakë Fredi Kokoneshi, Sokol Krasniqi Imam i xhamisë Babunjë dhe njëkohësisht përfaqësues i Fondacionit “Mirësia” për zonën, Gramos Blliku Myfti i rrethit të Lushnjës, kryetari i Njësisë Gradishtë Ariol Qose, drejtori i Shëndetit Publik të rrethit të Lushnjës Pjerin Vogli, stafi i Qendrës Shëndetësore si dhe banorë të zonës.

Fondacioni “Mirësia” ushtron aktivitetin e tij në gjithë Shqipërinë. Ndihmesa e tyre fokusohet kryesisht tek jetimët ku mbi 4500 prej tyre marrin ndihmë sociale.

Ky fondacion ka ndërtuar shkolla, ambulanca, qendra kulturore, puse uji për nevojtarët, projekte rimëkëmbjeje në disa zona të varfra rurale, ndërtime të disa shtëpive për familje në nevojë, gjithashtu ndihma për familjet e zonave të përmbytura. /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.