Derbi “Partizani”-“Tirana”: “Fanatics” nuk do jenë në stadium

TIRANË, 28 nëntor/ ATSH-A. Fortuzi/- “Tirona Fanatics” kanë njoftuar se nuk do të jenë të pranishëm në stadiumin “Selman Stërmasi”, për të ndjekur derbin e kryeqytetit, pasi nuk e pranojnë faktin se do të jenë “mysafirë në shtëpinë e tyre”.

Stadiumi “Selman Stërmasi” është në pronësi të Tiranës, por me prishjen e stadiumit “Qemal Stafa”, klubi i Partizanit” bëri një kontratë me bardheblutë, ku merr me qira stadiumin e tyre, për të luajtur takimet e Superiores.

Sfida e të premtes ka si skuadër pritëse pikërisht “Partizanin”, që do të jetë edhe organizatori i takimit dhe për rrjedhojë ka rezervuar shumicën e biletave për tifozërinë e “të kuqve”. Ndeshja derbi do të luhet në orën 18:00. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.