TURQI –  Takim Erdogan-Trump në Samitin e G20 në Argjentinë

ANKARA, 27 nëntor /ATSH/ – Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton deklaroi se presidenti amerikan, Donald Trump në Samitin e G20-tës në Argjentinë do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ndërsa theksoi se nuk ka në plan që të takohet me princin e Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman, njoftoi ”Anadolu Agency” (AA).

Bolton në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë para samitit G20 që do të zhvillohet në fundjavë në Argjentinë ka vlerësuar programin dhe kalendarin e takimeve dypalëshe të presidentit Trump.

Trump në kuadër të samitit do të takohet me liderët e Argjentinës, Kinës, Rusisë, Gjermanisë, Japonisë, Indisë dhe Koresë së Jugut ka informuar Bolton duke shtuar se Trump do të zhvillojë një takim dypalësh edhe me presidentin Erdogan./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.