SHBA – Kudlow: Trump besimplotë për një marrëveshje tregtare me Kinën

UASHINGTON, 27 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump beson se ekziston një mundësi e mirë që të arrihet një marrëveshje tregtare me Kinën, por me disa kushte, njoftoi këshilltari i tij kryesor për ekonominë.

”Presidenti beson se ka një mundësi të mirë për të arritur një marrëveshje dhe mbetet i hapur për këtë mundësi”, sqaroi Larry Kudlow, pak para një takimi në samitin e shumëpritur midis Trump dhe homologut kinez, Xi Jinping në Buenos Aires, në vazhdën e G20-ës në fundjavë.

Kushtet e parashtruara nga presidenti amerikan përfshijnë kryesisht mbrojtjen e pronësisë intelektuale si dhe heqjen e barrierave doganore dhe jo doganore apo më tej transferimin e detyruar të teknologjisë të kompanive të huaja të vendosura në Kinë./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.