Prokurori Besnik Cani kalon Vetingun, KPK e konfirmon në detyrë

TIRANË, 27 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmimin në detyrë Besnik Cani, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore dhe verifikimin e dokumentacionit, vendosi konfirmimin në detyrë të prokurorin Besnik Cani.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj relator, Brunilda Bekteshi  anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Prokurorin Besnik Cani iu nënshtrua Vetingut me 23 nëntor, sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin e konfirmimit në detyrë të tij. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.