Kosovë, shënohet dita e Forcës, aktivitete nga FSK

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar Ditën e Forcës e cila sot shënohet me shumë aktivitete nga FSK-ja.

“Kosova shënon sot ”Ditën e Forcës” së saj, e cila vazhdon të vlerësohet si institucioni më i besueshëm në vend. Një rëndësi e veçante i është kushtuar integrimit të komuniteteve pakicë, që e shohin FSK-në si mundësi për më shumë siguri dhe për një karrierë të shkëlqyer. Përmes pakos së tri ligjeve, të cilat janë votuar në lexim të parë, në Kuvendin e Kosovës, me një koncensus të lartë ndërpartiak, FSK-ja është mandatuar qartë si forcë mbrojtëse e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës”, thotë Kryeministri Haradinaj.

Ai ka thënë se kjo ditë po shënohet në vit të veçantë për FSK-në, duke hapur dyert për miqtë e saj, për qytetarët, që të njihen nga afër me jetën ushtarake, me sukseset e këtyre vajzave dhe djemve të zgjedhur të atdheut, që janë në ballë të mbrojtjes së lirisë dhe paqes. /KosovaPress/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.