JORDANI – UNICEF ngre alarmin për 1 milion fëmijë me ardhjen e dimrit në Lindjen e Mesme

AMAN, 27 nëntor /ATSH-AFP/ – Një milion fëmijë viktima të konfliktit në Lindjen e Mesme rrezikojnë të  qëndrojnë jashtë në këtë të ftohtë, me ardhjen e dimrit dhe me mungesën e burimeve për t’i mbështetur ata, paralajmëroi sot UNICEF.

‘’Nën presionin e konfliktit disavjeçar, zhvendosjeve dhe papunësisë, burimet financiare të familjeve mund të llogariten në zero”,  shprehet Geert Cappelaere, drejtori rajonal i UNICEF-it, duke vënë theksin se “ngrohja është thjesht e pamundur”.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët konfirmon ndër të tjera se po përballet me mungesën e financimeve deri në vlerën e 33 milionë dollarëve për të siguruar ndihmë humanitare për fëmijët përfshirë veshje dhe batanije.

Shirat dhe i ftohti do të kenë më tepër ndikim tek ai kontigjent i cili jeton në kushte jashtëzakonisht të këqija, kryesisht në kampe ose qendra banimi të mbipopulluara./ v.b/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.