FOTO – Vijojnë procedurat e shpronësimeve në “Unazën e Madhe”

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ – Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se grupet e inxhinierëve të këtij institucioni, po vazhdojnë normalisht punën në “Unazën e Madhe” të Tiranës në zonën e “Astirit” për të kryer procedurat e shpronësimeve.

Në njoftimin e ARRSH-së sqarohet se “sot në mëngjes grupet e inxhinierëve të ARRSH po vazhdojnë normalisht procesin e vlerësimit dhe matjeve të objekteve, pronarët e të cilëve kanë depozituar dosjet pranë këtij institucioni në funksion të procedurës së shpronësimit.

Procedurat po vijojnë në të tre lotet e segmentit Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme (të hënën) inxhinierët e ARRSH-së, kryen procedurat në terren në zonën e “Unazës së Madhe” pranë “Astirit” për shpronësimin e 17 objekteve. /o.l/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.