Festat e Nëntorit zhvlerësojnë euron në minimumin e dekadave të fundit

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ – Afrimi i festave të Nëntorit, ka sjellë në tregun e këmbimit valutor vendas, zhvlerësim të ndjeshëm të monedhës së përbashkët euro, kundrejt lekut duke shënuar kështu pothuajse nivelin më të ulët të këmbimit në dekadën e fundit.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer me 124,3 lekë, apo rreth 0,16 lekë më pak se një ditë më parë. Ndërsa dollari amerikan është forcuar me 0,37 lekë duke u këmbyer në nivelin e 109,85 lekëve.

Sipas aktorëve të tregut, zhvlerësimi i adresohet pesë ditëve të ardhshme të pushimit, ku dhe shumë biznese nxitojnë të mbyllin pagesat në sistemin bankar, ndërsa është rritur dhe kërkesa për valutë në treg.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 109.85 +0.37
Euro EUR 124.33 -0.16
Poundi Britanik GBP 140.12 -0.52
Franga Zvicerane CHF 109.92 +0.09
Jeni Japonez (100) JPY 96.71 0.00
Dollari Australian AUD 79.49 -0.06
Dollari Kanadez CAD 82.89 -0.07
Korona Suedeze SEK 12.09 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 12.78 -0.01
Korona Daneze DKK 16.66 -0.02
SDR SDR 152.08 +0.39
Ari(OZ 1) XAU 134453.10 +160.55
Argjend(OZ 1) XAG 1566.46 -7.86
Juani Kinez (onshore) CNY 15.81 +0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 15.82 +0.03
Lira Turke TRY 20.96 +0.08

e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.