E-taxation, nis zbatimi në infrastrukturën tatimore

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ – Qeveria shqiptare mbështetur edhe nga organizma ndërkombëtare financiare, nis zbatimin e një projekti madhor, e-Taxation që synon modernizimin e infrastrukturës së softuerit të Administratës Qendrore Tatimore në Shqipëri.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të marrë një fond shtesë prej 73 milionë lekë nga nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për zbatimin e projektit “Implementimin e sistemit tatimor e-taxation, për ndryshimet ligjore të paketës fiskale 2019”.

Sipas relacionit të publikuar në Fletoren Zyrtare, efekti financiar i këtij projekti do të përballohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pjesë e programit “Planifikim, menaxhim dhe administrim” i miratuar po për këtë vit. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.