Shqipëri-Kosovë me marrëveshje për heqjen e roaming

TIRANË, 26 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Shqipëria dhe Kosova do të kenë marrëveshjen e tyre roaming brenda 6-mujorit të parë 2019.

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Pejë, Kryeministri Edi Rama informoi mbi këtë vendim të rëndësishëm.

“Meqë ata nuk duan që ne të jemi pjesë e marrëveshjes së tyre të roaming, ne bëjmë marrëveshjen tonë të roaming dhe brenda 6 muajve të parë të vitit të ardhshëm, Shqipëria dhe Kosova kanë marrëveshjen e tyre dhe nuk ka më roaming mes nesh. Shëndet dhe mirupafshim!” – u shpreh Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.