“Policimi në komunitet”, blutë e Tiranës takim me nxënësit e klasave të gjashta

TIRANË, 26 nëntor/ATSH-A. Fortuzi/- Policia e Tiranës vijon takimet sensibilizuese në shkollat 9-vjeçare, si edhe gjimnazet.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, takimet janë në kuadër të programit “Policimi në Komuniteti”, që synon afrimin e policisë me qytetarët.

“Takimet janë zhvilluar me nxënës të klasave të gjashtë dhe qëllimi është ndërgjegjësimi i nxënësve (veçanërisht atyre të klasave të 6-ta), për pasojat negative që sjell për shëndetin konsumimi i duhanit, alkoolit apo substancave të tjera të rrezikshme”, lexohet në njoftim.

“Policimi në Komunitet”, është një projekt që zbatohet prej vitesh në kuadër të praktikave të mira të modelit suedez të policimit që aplikohet tashmë prej një periudhe gati 5-vjeçare në vendin tonë. /e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.