Policia e Sarandës, arreston 3 shtetas dhe sekuestron 32 kg kanabis

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ – Policia e Sarandës sekuestroi 32 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe arrestoi 3 persona.

Në kuadër të operacionit Forca e Ligjit në Territor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë konkretisht shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas kontrolleve të befasishme në lagjen nr.4 Sarandë, konstatuan se në automjetin tip “BMW X5”, drejtuar nga shtetasi E. K. u gjet një sasi me lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa me peshë totale 32 kilogramë.

Policia e Sarandës bëri arrestimin e 3 shtetasve në flagrancë të cilët dyshohen se janë persona të implikuar dhe autorë përgjegjës, S. Ç. 27 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tepelenë, A. P., 25 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (i dënuar më parë për vjedhje), E. K. 31 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (drejtuesi i mjetit BMV X5).

Ndërkohë bëhet me dije se u bllokuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një automjet tip BMW, një automjet tip “Mercedes Benz” dhe 5 aparatë celularë. /o.l//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.