OKB – Rusia: Ukraina shkeli kufirin

NJU-JORK, 26 nëntor /ATSH-DPA/ – Rusia dështoi sot në OKB në një përpjekje për ta cilësuar përplasjen me Ukrainën mes rajonit të diskutuar të Krimesë dhe territorit të Rusisë si një sheklje të sovranitetit të Moskës.

Moska dhe Kievi kërkuan që të dyja një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit në OKB pasi Rusia hapi zjarr dhe bllokoi disa anije ukrainase në Nushticën e Kerçit.

Por SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca ishin mes vendeve që votuan kundër përpjekjes së Moskës për të zhvilluar një takim për “shkeljen e kufijve të Federatës së Rusisë”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.