NJU JORK – FT: Pekini në kërkim të aleatëve në luftën tregtare kundër SHBA-së

40

NJU JORK, 26 nëntor /ATSH-ANSA / – Kina po synon të përdorë samitin e G20-ës, që do të zhvillohet në Buenos Aires për të mbledhur rreth vetes aleatë të mundshëm në luftën tregtare kundër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas gazetës ”Financial Times”.

Sipas FT, Pekini synon t’u tregojë vendeve të tjera përpjekjet e tij për të reduktuar varësinë nga eksportet, në mënyrë që të izolojë presidentin amerikan, Donald Trump dhe për të larguar aleatët prej tij.

Suficiti i llogarisë rrjedhëse kineze, i cili arriti kulmin në 421 miliardë dollarë në 2018, u shndërrua në një deficit në tre tremujorët e parë të vitit.

Dhe kjo është një kartë që Pekini dëshiron ta luajë duke pasur parasysh se suficiti i llogarisë korrente është elementi më i kritikuar nga partnerët e biznesit kinez që nga viti 2000./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.