Këshilltarja e Kushtetueses kalon vetingun, KPK e konfirmon në detyrë

TIRANË, 26 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë këshilltaren ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Fiona Papajorgji.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar seanca dëgjimore me Fjona Papajorgji, këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese me 21 nëntor.

Seanca dëgjimore u drejtuat nga trupa gjykuese e përbërë Brunilda Bekteshi, Roland Ilia, Olsi Komici.

Këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Fiona Papajorgji, iu nënshtrua vetingut në bazë të tre kritereve, ligjshmërisë së pasurisë, integriteti etik dhe profesional.

Sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  shpalli vendimin e konfirmuar në detyrë të Fiona Papajorgji.

Aktualisht Papajorgji është këshilltare në Gjykatën Kushtetuese. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.