ARRSH, mirënjohje banorëve të “Unazës” që bashkëpunuan për shpronësimet

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ – ARRSH, nëpërmjet një njoftimi për mediet falenderon banorët e Unazës së Madhe të Tiranës të cilët bashkëpunuan me këtë institucion, për shpronësimin e objekteve që prekën nga ndërtimi i Unazës së Madhe të kryeqytetit në zonën e “Astirit”.

Autoriteti Rrugor Shqiptar shpreh mirënjohje për të gjithë ata qytetarë që kanë pritur dhe janë sqaruar me inxhinierët e ARRSH-së dhe stafin e bashkisë Tiranë, për banesat dhe bizneset e tyre që preken nga projekti “Rehabilitim Mbikalimi-Shqiponja Pallati me Shigjeta”.

Mëngjesin e së hënës, Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se një grup personash, të cilët nuk janë banorë të Unazës së Madhe të Tiranës, penguan grupet e punës. Inxhinierët e ARRSH-së po verifikonin në terren pronat me dokumentacion të rregullt në këtë zonë për të filluar shpronësimin e tyre.

Grupet u punës të ARRSH-së, u shoqëruan nga policia e Tiranës për të vazhduar punën në terren. /o.l//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.