“Klik Ekspo Grup” sipërmarrës nga Kina, gati të investojnë në Shqipëri

“Klik Ekspo Grup” sipërmarrës nga Kina, gati të investojnë në Shqipëri

“Klik Ekspo Grup” sipërmarrës nga Kina, gati të investojnë në Shqipëri“Kjo sipërmarrje vjen nga një prej zonave me të zhvilluara të Kinës. Në këtë vit në panair kemi prezantuar produktet tona të reja. Produktet tona janë pajisje në fushën e mjekësisë. Shpresojmë që së shpejti ta hapim këtë biznes edhe në Shqipëri”, thonë përfaqësues të kësaj sipërmarrjeje për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.http://ata.gov.al/2018/11/25/klik-ekspo-grup-sipermarres-nga-kina-gati-te-investojne-ne-shqiperi/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E diel, 25 Nëntor 2018

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ – Jo vetëm vendet e rajonit, por edhe Kina e largët është bërë pjesë e panairit “Klik Ekspo Grup”. Sipërmarrës kinezë, të pranishëm me stendat e tyre në panair thanë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se dëshirojnë të investojnë në Shqipëri.

Sipërmarrja e parë, vjen në Shqipëri me produkte në fushën e mjekësisë dhe synon të hyjë në tregun shqiptar së shpejti.

“Kjo sipërmarrje vjen nga një prej zonave me të zhvilluara të Kinës. Në këtë vit në panair kemi prezantuar produktet tona të reja. Produktet tona janë pajisje në fushën e mjekësisë. Shpresojmë që së shpejti ta hapim këtë biznes edhe në Shqipëri”, thanë përfaqësues të kësaj sipërmarrjeje për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Ndërsa sipërmarrja e dytë, prodhon produkte elektrike dhe kërkon partnerë vendas për ta sjellë këtë biznes në vendin tonë.

“Ne prodhojmë pajisje elektrike dhe po shfrytëzojmë këtë panair për të gjetur partnerë shqiptarë për ta hapur këtë biznes edhe këtu”, thanë përfaqësues të kësaj sipërmarrjeje. /o.l/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.