Vijon puna në kishën e Shën Thanasit në Leshnicë

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Projekti për restaurimin e kishës së Shën Thanasit, Leshnicë, është hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe parashikon konsolidimin e çarjeve në muraturë, ringritjen e kolonave, kupolave dhe qemerëve me strukturë guri, ringritjen e murit anësor, në pjesën jugore të kishës, ringritjen e çatisë, ndërhyrje konsoliduese dhe restauruese në pikturën murale si dhe në sistemime të jashtme.

Kisha e Shën Thanasit, monument kulture i kategorisë së I, është një tjetër sfidë e Institutit të Monumenteve të Kulturës, si pasojë e dëmtimeve të rënda të elementëve stukturorë të kishës.m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.