UKT shton një tjetër linjë të ujit të pijshëm në rrugën “Faik Konica”

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ – Punonjësit e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT), janë në kujdes të vazhdueshëm që çdo ditë qytetarët të kenë furnizim të bollshëm me ujë, në çdo cep të Tiranës. Një linjë e re e cila u lidh me rrjetin e ujësjellësit u instalua me sukses, duke bërë të mundur një furnizim normal dhe cilësor të ujit të pijshëm për rrugën “Faik Konica”, pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

UKT është duke kryer një sërë investimesh në rrjetin e ujit të pijshëm si dhe në rrjetin e kanalizimeve, duke e kthyer vendin e punimeve pas përfundimit në gjendjen e mëparshme. m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.