TRIPOLI – IOM: Mbi 15 000 emigrantë të riatdhesuar nga Libia që nga fillimi i vitit

TRIPOLI, 23 nëntor /ATSH-AFP/ – Mbi 15 000 emigrantë të cilët u përpoqën por pa sukses madje duke rrezikuar edhe jetën gjatë kalimit në Mesdhe për të mbërritur në Europë, janë riatdhesuar nga Libia drejt shteteve të tyre të origjinës që nga fillimi i vitit, njoftoi sot Organizata Ndërkombëtare e Migrimit (IOM).

Këta persona janë me origjinë nga 52 shtete të Azisë dhe të Afrikës, sipas IOM-së.

”Që nga fillimi i 2018, mbi 15 000 emigrantë kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre në sajë të programeve të kthimit vullnetar me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të Bashkimit Europian për Afrikën, njoftoi zyra e IOM-së në Libi në një komunikatë të shkurtër./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.