Sipërmarrja italiane zgjedh të investojë në Shqipëri: Ka taksa të ulëta

Sipërmarrja italiane zgjedh të investojë në Shqipëri: Ka taksa të ulëta

Sipërmarrja italiane zgjedh të investojë në Shqipëri: Ka taksa të ulëtahttp://ata.gov.al/2018/11/24/sipermarrja-italiane-zgjedh-te-investoje-ne-shqiperi-ka-taksa-te-uleta/“Kemi marrë një përgjigje të mirë nga tregu. Pastaj një çështje shumë e rëndësishme është edhe sistemi fiskal. Ai është avantazhues në krahasim me Italinë. Taksa fikse në Shqipëri është 15%, ndërkohë që në Itali ne paguajmë më shumë se 50%, për taksën mbi normën e fitimit", shprehet për ATSH përfaqësuesi i kësaj sipërmarrje.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E premte, 23 Nëntor 2018

TIRANË, 24 nëntor /ATSH/ – “Gem Chimica” një sipërmarrje italiane, mori pjesë për herë të parë në panairin ndërkombëtar Klik Ekspo Grup, që po zhvillohet gjatë këtyre ditëve në Tiranë.

Pronari i kësaj ndërmarrje, Graciano Çauti, tha në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se po investon në Shqipëri pasi ka gjetur në vendin tonë, një klimë të favorshme për të bërë biznes.

Çauti tha se sipërmarrja e tij operon në Itali prej 40 vjetësh në zonën e Kuneos pranë Torinos. Pasi mori informacion mbi tregun shqiptar, vendosi të hapë një filial edhe në Tiranë.

“Në qershor erdhëm në Shqipëri, për herë të parë. Kemi rreth 40 vjet që merremi me trajtimin e ujit dhe sigurinë agroushqimore. Vendosem të vijmë në Shqipëri pasi kuptuam se ka një treg interesant, kjo edhe për shkak të dëshirës së Shqipërisë, për t’u integruar në Bashkimin Europian, dhe për të arritur standarde të larta në këtë fushë, njëlloj si vendet e BE. Puna jonë konsiston në ofrimin e një produkti cilësor për qytetaret, përsa i përket ujit të pijshëm dhe produkteve ushqimore.”

Drejtuesi i firmës “Gem Chimica”, tha se një prej arsyeve primare pse zgjodhi Shqipërinë për të investuar, ishte sistemi fiskal i favorshëm.

“Kemi marrë një përgjigje të mirë nga tregu. Pastaj një çështje shumë e rëndësishme është edhe sistemi fiskal. Ai është avantazhues në krahasim me Italinë. Taksa fikse në Shqipëri është 15%, ndërkohë që në Itali ne paguajmë më shumë se 50%, për taksën mbi normën e fitimit”, tha ai për ATSH.

“Gem Chimica” , kërkon personel të kualifikuar. Për drejtuesin e kësaj sipërmarrje, ky është i vetmi shqetësim me të cilin është përballur gjatë muajve të parë në Shqipëri.

“Kemi një problem për të gjetur punonjës të kualifikuar për të zhvilluar procesin e punës që ne kemi nevojë. Gjithsesi ne po zhvillojmë kurse formimi profesional për personelin për tu mësuar procesin e punës”. /o.l/./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.