Miratimi i ligjeve të axhendës europiane, SHBA përgëzon Kuvendin e Kosovës

PRISHTINE, 24 nëntor /ATSH/ -Ambasada Amerikane vlerëson lart rolin e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pakos së ligjeve për axhendën europiane të reformave, respektivisht ligjet që lidhen me reformat në sistemin e drejtësisë.

“Uroj Kuvendin e Kosovës për punën e bërë në koordinim mes gjitha partive për të miratuar ligje kyçe që përmirësojnë efikasitetin e drejtësisë, zgjerojnë të drejtat e grave në trashëgimi, mbyll vakumet ligjore ndaj krimit dhe i mbron ata që raportojnë korrupsionin. Sfida e ardhshme është zbatimi konsistent”, deklaron ambasadorja Amerikane në Kosovë, Colleen Hyland.

Këtë postim të diplomates amerikane e ka shpërndarë në Twitter-in e tij kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili  falenderon deputetët dhe Ambasadën Amerikane për punën e mirë që kanë bërë për miratimin e ligjeve.

Kryeparlamentari Kadri Veseli  disa javë ka mbajtur takime të shpeshta me Komisionin për Legjislacion dhe Komisione tjera parlamentare për të shtyrë përpara miratimin e pakos së re ligjore e cila do të forcojë sundimin e ligjit në Kosovë./KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.