Klima e biznesit rrit interesin e bizneseve nga Mali i Zi dhe Turqia për investime në Shqipëri

Klima e biznesit rrit interesin e bizneseve nga Mali i Zi dhe Turqia për investime në Shqipëri

Klima e biznesit rrit interesin e bizneseve nga Mali i Zi dhe Turqia për investime në Shqipërihttp://ata.gov.al/2018/11/24/klima-e-biznesit-rrit-interesin-e-bizneseve-nga-mali-i-zi-dhe-turqia-per-investime-ne-shqiperi/Klimën e biznesit në vendin tonë, e vlerësoi me nota pozitive edhe një sipërmarrës turk, i cili operon në fushën e prodhimeve ushqimore. Sipërmarrësi turk, tha për ATSH vjen për herë të parë në Shqipëri dhe se ky panair ishte një mundësi e mirë për t'u afruar me tregun shqiptar.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 24 Nëntor 2018

TIRANË, 24 nëntor /ATSH/ – Në panairin “Klik Ekspo Grup” zhvilluar për 4 ditë me radhë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, morë pjesë sipërmarrje dhe biznese nga më shumë se 20 vende të botës.

Në këtë panair, mori pjese edhe një përfaqësi e sipërmarrjeve nga Mali i Zi, të cilët thanë se panairi ishte një mundësi e mirë për të kontaktuar me dhjetra sipërmarrës shqiptarë, duke shprehur bindjen se në të ardhmen do të investojnë në vendin tonë në disa sektorë.

“Vij nga Dhoma e Tregtisë e Malit të Zi. Jam për herë të parë në Shqipëri. Kemi marrë oferta në sektorë të ndryshëm për të investuar këtu. Në fushën e turizmit, shërbimeve por edhe në fushën agroushqimore dhe hoteleri. Përshtypjet tona janë pozitive, në fund të panairit do të bëjmë një bilanc”, u shpreh për ATSH përfaqësuesi malazez.

Klimën e biznesit në vendin tonë, e vlerësoi me nota pozitive edhe një sipërmarrës turk, i cili operon në fushën e prodhimeve ushqimore. Sipërmarrësi turk, tha për ATSH vjen për herë të parë në Shqipëri dhe se ky panair ishte një mundësi e mirë për t’u afruar me tregun shqiptar.

“Jam për herë të parë në Shqipëri. Jemi shume të lumtur që jemi këtu, dëshirojmë të investojmë në Shqipëri. Klima e biznesit është pozitive. Ne kemi një sipërmarrje që prodhon produkte ushqimore të cilat shpërndahen në të gjithë Ballkanin por edhe në Afrikë”. /o.l/. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.