“Javës së Pavarësisë” në Shkodër, i bashkohen edhe nga Ulqini

TIRANË, 24 nëntor /ATSH- I. Vata/ Bashkia Shkodër ka organizuar “Javën e Pavarësisë”, me rastin e 28 nëntorit ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast, para Bashkisë Shkodër u mbajt një koncert “Festojmë Pavarësinë me këngë e me valle”, i cili tërhoqi interesin e qytetareve.

Aktivitete do të vazhdojnë me Maratonën e Pavarësisë, e cila nga Ulqini do te mbërrije në Shkodër.

Në fjalë e saj, kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi tha se këtë javë kemi organizuar javën e aktiviteteve festive në Shkodër me rastin e ditës së pavarësisë.

“Pasdite në do hapet një ekspozitë dhe në ditë në vijim do ketë aktivitete nga institucionet e artit dhe të kulturës në Shkodër”, tha ajo duke ftuar qytetarë të marrin pjesë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.